Privacy Policy


MAKINAMEQERAONLINE (më poshtë do të quhet ‘MAKINAMEQERAONLINE’ ose ‘ne’) është një kompani që ofron shërbime në fushën e automjeteve me qira, shërbimeve të transportit të pasagjerëve, shërbime me shofer, shërbime turistike, shitje e blerje automjetesh, agjenci turistike, etj.

MAKINAMEQERAONLINE e konsideron mbrojtjen e privatësisë dhe të të dhënave tuaja personale si çështje të një rëndësie të veçantë ndaj është i përkushtuar të zbatojë rigorozisht të gjithë kuadrin ligjor në mbrojtje dhe respektim të tyre, ashtu siç edhe përcaktohet nga Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë, Ligji Nr 9887 datë 10.03.2008 ‘Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale’, Ligji nr 9918 datë 19.05.2008 ‘Për Komunikimet Elektronike dhe Postare’, Kodi i Procedurave Administrative si dhe aktet e tjera nënligjore shqiptare.

Njëkohësisht, MAKINAMEQERAONLINE është e ndërgjegjshme që klientët tanë kanë nevojë të kenë informacion se si trajtohen të dhënat e tyre personale. Ndaj dhe objekti i kësaj deklarate është për t’ju informuar se si MAKINAMEQERAONLINE administron të dhënat tuaja personale.

ÇFARË TË DHËNASH PËRPUNON MAKINAMEQERAONLINE?


Të Dhëna Personale: MAKINAMEQERAONLINE përpunon te dhënat personale të përdoruesve të shërbimeve të saj, që përfshijnë emër, mbiemër, adresë, numër telefoni fiks, numër mobil, adresë emaili, kartë identiteti, pasaportë, patentë, karta krediti dhe çfarëdo lloj të dhëne tjetër kontakti.

PËRPUNIMI I TË DHËNAVE DHE PËRHAPJA E TYRE


Të dhënat personale që MAKINAMEQERAONLINE disponon nga klientët e saj, përdoren gjithmonë në përputhje me legjislacionin në fuqi dhe vetëm për kuadrin e zbatimit të kushteve të marrveshjes përkatëse për shërbimin që klienti ka kontraktuar me MAKINAMEQERAONLINE.

Të dhënat personale përpunohen në mënyrë të ndershme, të drejtë dhe të ligjshme. Të dhënat personale përpunohen vetëm për atë periudhë kohe që është në përputhje me qëllimet specifike për të cilat këto të dhëna janë dhënë nga klienti. Të gjithë metodat e mbledhjes së të dhënave personale, (si psh. Kontrata sherbimesh apo marrveshjet e qiramarrjes apo kontrata shit-blerjeje) do të kenë bashkëngjitur informacion të plotë sqarues mbi qëllimin e mbledhjes, si edhe rëndësinë që ka që klienti të aprovojë këtë mbledhje të të dhënave personale të tij.

Ruajtja e të dhënave: Të dhënat personale do të ruhen për aq kohë sa është e nevojshme në zbatim të kushteve të kontratës që klienti ka nënshkruar me MAKINAMEQERAONLINE në funksion të qëllimit kryesor të mbledhjes së tyre. Afatet e ruajtjes sëtë dhënave do të jenë në përputhje të plotë me tagrin e kontratës së shërbimit që klienti ka nënshkruar me MAKINAMEQERAONLINE si edhe me kuadrin ligjor në fuqi.

Përhapja e të dhënave personale te të tretët: MAKINAMEQERAONLINE nuk i transmeton të dhënat tuaja personale asnjë pale tjetër të tretë, me përjashtim të rasteve kur është dhënë pëlqimi juaj shprehimisht për një gjë të tillë. Nëse ju i keni dhëne pëlqimin tuaj një pale të tretë, me qëllim marrjen e të dhënave tuaja personale nga MAKINAMEQERAONLINE, atëherë MAKINAMEQERAONLINE nuk mban përgjegjësi për kalimin e këtyre të dhënave. Gjithashtu, MAKINAMEQERAONLINE është i detyruar që në mbështetje të kuadrit ligjor apo në zbatim të urdhërit të gjykatës kompetente, ti përcjellë të dhënat tuaja personale organeve të specializuara të shtetit, për shembull në rast të një hetimi penal.

Vetëm me pëlqimin tuaj, MAKINAMEQERAONLINE mund të përdorë të dhënat tuaja personale për qëllime tregtare, promocionale apo bamirësie dhe t’ua vendosë këtë infomacion në dispozicion dhe palëve të treta.
Nëse keni pyetje, vërejtje, kërkesa apo ankesa në lidhje me përdorimin e këtyre të dhënave nga ana e MAKINAMEQERAONLINE, atëherë lutemi të na drejtoheni me shkrim në adresën e mëposhtme:

MAKINAMEQERAONLINE - Tirane, MAKINAMEQERAONLINE


Përgjegjësi i Privatësisë


Tirane, MAKINAMEQERAONLINE Faqja e internetit e makinameqeraonline.com dhe të dhënat personale: Të dhënat tuaja personale që mblidhen nëpërmjet faqes sonë të internetit makinameqeraonline.com, përpunohen për qëllimin që ato mblidhen dhe në përputhje të plotë me kuadrin ligjor dhe këtë deklaratë të privatësisë. Asnjë e dhënë personale nuk do të mblidhet nga MAKINAMEQERAONLINE pa pëlqimin e vizitorëve të sitit.

MASAT E SIGURISË NË LIDHJE ME TË DHËNAT PERSONALE:


MAKINAMEQERAONLINE, e ndërgjegjegjshme për rëndësinë dhe sensitivitetin e të dhënave personale respekton në mënyrë rigoroze masat për sigurinë që parashikohen në Ligjin Nr 9887 datë 10.03.2008 ‘Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale’ Kjo arrihet nëpërmjet përdorimit të teknikave të avancuara dhe moderne për të ruajtur bazat e të dhënave dhe sistemet e saj kompjuterike. Po ashtu, MAKINAMEQERAONLINE kujdeset që transferimi dhe regjistrimi i të dhënave të bëhet me masa të plota sigurie në përputhje të plotë me legjislacionin përkatës.

Për çfarëdo marrdhënie indirekte, marrje shërbimi nga MAKINAMEQERAONLINE nëpërmjet agjentëve palë të treta, rezervime apo blerje nga sisteme on-line globale ose motorra kërkimi, pagesa on-line përmes subjekteve ndërmjetësuese, MAKINAMEQERAONLINE apo faqja jonë e internetit nuk mbajnë përgjegjësi për përmbajtjen e faqeve të internetit të palëve të treta dhe ju këshillon që të lexoni deklaratat përkatëse të privatësisë për këto faqe interneti. Kushtet e këtyre faqeve të internetit mund të ndryshojnë nga ato të MAKINAMEQERAONLINE.

MAKINAMEQERAONLINE rezervon të drejtën që të ndryshojë apo modifikojë këtë politikë privatësie, në zbatim të çdo ndryshimi të mundshëm të legjislacionit në fushën e mbrojtjes së të dhënave personale dhe privatësisë.
Çdo informacion i shfaqur në këtë website (imazh/tekst) mbi automjete që përdoren apo kalojnë më pas në pronësi të të tretëve, nga klientë apo furnitorë tanë, ka vetëm vlerë ilustruese, nuk përfaqëson kompaninë tonë dhe ata individë/ato subjekte apo interesat e tyre! (p.sh.: marka, brande, logo, mjete, shërbime të të tretëve, etj).
Whatsapp Support
+355692300037